MENU
klinika

Kupa e Francës

PSG kalon në finale me ruletën e penalltive

12.05.2021 - 22:05

PSG kalon në finale të Kupës së Francës me shumë vuajtje. Janë dashur gjuajtjet e penalltive që kampionët francezë të shkojnë në finale, duke kërkuar trofeun e dytë sezonal pas Kupës së Ligës.

Koha e rregullt përfundoi 2-2. Mbappe zhbllokoi sfidën në minutën e 10-të. Montpellier ka barazuar shifrat në fundin e pjesës së parë. Laborde ka shënuar për vendasit në minutën e 45-të. Sulmuesi ka ndëshkuar Navas me një goditje perfekte me të majtën brenda zonës.

Ka qenë përsëri Mbappe që ka kthyer në avantazh miqtë me një aksion individual spektakolar në pjesën e dytë, në minutën e 50-të. Por Delort në 83 vendos barazpeshën.

Neymar futet në lojë në 87’, por nuk mund të bëjë asgjë. Ndeshja mbaron 2-2, nga e pika e bardhë në finale kalon PSG, që realizon 6 penallti të sakta, kundrejt 5 të vendasve.