MENU
klinika

BBC

Publik, arkivi i fshehtë i Kafkës!

31.05.2021 - 17:42

        Tre versione të dokumenteve historike të jetës së Kafkës, mes të cilave, fletorja ku shkrimtari praktikonte hebraishten, letra personale, skica dhe revista udhëtimi, janë në dispozicion të publikut, në internet. Dokumentet, publikohen pas restaurimit, si dhe digjitalizimit, raporton BBC.

Talentin për skicën, Kafka e zbuloi në vitin e parë të universitetit, me karikaturat kryesisht groteske të njerëzve që ai takonte ose skica të vetvetes. Ndërsa, koleksioni i tij u la në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit nga Max Brod, miku të cilit, Kafka i besoi djegien e dorëshkrimeve të tij pas vdekjes, në vitet 1920. Por, Brod refuzoi dhe i botoi ato, duke e bërë Kafkën, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të 20-të.

Pas vdekjes së Brodit në 1968, koleksioni u zhduk dhe Biblioteka Kombëtare u përfshirë në luftën 11-vjeçare “Kafkaesque”, për ta sjellë koleksionin të plotë, që do të përfundonte në Izrael në vitin 2019, pasi hetuesit kërkuan dokumentet në Gjermani, Zvicër dhe në kasafortat bankare në Izrael.

Prandaj, nëse nuk do të ekzistonte Max Brod, puna e Kafkës do të ishte zbehur në harresë.

Gjithashtu, pas vdekjes së autorit në vitin 1924, 15 vite më vonë, Brod, shkrimtar hebre, u detyrua të largohej nga Çekosllovakia. Ai mbante me vete letrat e Kafkës, që më vonë vazhdoi t’i botojë një pjesë të tyre, duke ndihmuar kështu në suksesin pas vdekjes, të mikut të tij.

Pasi Brodi vdiq, ai ia la koleksionin sekretares së tij Esther Hoffe dhe i kërkoi asaj të siguronte që ato të arrinin në Bibliotekën Kombëtare. Ajo i mbajti letrat deri kur ndërroi jetë në vitin 2007, duke ruajtur disa prej tyre në banesën e saj në Tel Aviv, ndërsa të tjerat, në Izrael dhe Zvicër. Kurse, në vitin 1988, ajo shiti dorëshkrimin e Gjykimit, për 2 milion dollarë (1.4 milion).

Kur Hoffe vdiq, Biblioteka Kombëtare u bëri thirrje vajzave të saj, të respektonin dëshirat e fundit të Brodit dhe t’u jepnin atyre dorëshkrimet e mbetura. Por, kërkesa u refuzua, ndaj edhe vijuan procedurat ligjore. Në fund të procesit, Gjykata e Lartë e Izraelit doli në krah të bibliotekës dhe urdhëroi që letrat të dorëzoheshin aty.

Hetuesit u lejuan të shikonin në banesën e Hoffe-së në Tel Aviv, ku gjetën se ishte marrë nga macet të cilat thuhet se kishin shkaktuar disa dëmtime në dokumente.

“Gazetat Franz Kafka tani do të bashkojnë miliona artikuj të tjerë që kemi sjellë në internet vitet e fundit, si pjesë e përpjekjeve tona për të ruajtur dhe transferuar pasuritë kulturore brezave të ardhshëm,”-  ka thënë Oren Weinberg, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Izraelit.

“Pas shumë vitesh teksa këto dokumente ishin të paarritshme për publikun, jemi krenarë që mundësojmë qasjen për studiuesit dhe miliona admirues të Kafkës, në Izrael dhe në të gjithë globin”, – ka përfunduar, Weinberg.