MENU
klinika

Pritja mori fund!

Publikohet traileri i “La Casa De Papel”

25.05.2021 - 11:42

Sezoni i pestë i “La Casa De Papel” më në fund do të nisë transmetimin së shpejti. Ditën e sotme “Netflix” ka publikuar në Instagram  trailerin e sezonit të pestë, i cili do të nisë më shpejt nga ç’e mendonim.

Sipas njoftimit të “Netflix”, sezoni i pestë do të jetë i ndarë në dy pjesë, që do e nisin transmetimin në kohë të ndryshme. Pjesa e parë d të nisë transmetimin në 3 shtator, ndërsa pjesa e dytë do të shfaqet në 3 dhjetor të këtij viti.

Para disa ditësh gjiganti i transmetimit njoftoi se xhirimet e serialit kishin përfunduar dhe se fansat nuk do të prisnin dhe shumë për të mësuar detajet që u zbuluan ditën e sotme.

“Cfarë nisi si bandë hajdutësh, përfundoi si familje. Përfunduan xhirimet e sezonit të pestë të “La casa de Papel. Një falenderim për të gjithë fansat që ishin pjesë e rezistencës. Mezi presim t’ju tregojmë si përfundon kjo histori.” – shkruhej në njoftimin e “Netflix” disa ditë më parë.

Ndërkohë që të gjithë po presin të shikojnë ç’është përgatitur këtë herë, aktorët duket se po i japin lamtumirën serialit. Álvaro Morte, i cili në serial luan rolin e Profesorit, përmes një videoje ka falenderuar çdokënd për mbështetjen që i kanë dhënë në këto 5 sezone. Postimi i tij i ka prekur të gjithë fansat e serialit.

“Duke xhiruar për herë të fundit në setin e La Casa de Papel. Fjalët janë të pakta. Jam mirënjohës ndaj gjithkujt: fansave të parët sigurisht, dhe gjithë skuadrës së Vancouver dhe Netflix. Edhe ndaj teje, i dashur Profesor. Do më mungojë shumë koha e bukur që kam kaluar këtu. Faleminderit”, ka shkruar Alvaro në postim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çmimi: “Ordine della stella d’Italia”

Inva Mula vlerësohet me çmim në Itali