MENU
klinika

Dokumenti/ Shqipëria, destinacion “covid free”

Qeveria jep 100 milionë lekë për të promovuar turizmin

13.05.2021 - 11:38

Qeveria shqiptare ka vendosur të shtojë një fond prej 100 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i turizmit”.

Sipas vendimit me anë të këtij fondi do të realizohet për prezantimin e Shqipërisë si një destinacion mikpritës covid-free. Ky vendim i Këshillit të Ministrave erdhi me propozim të Ministrisë së Turizmit.

Ky vendim i qeverisë vjen në prag të sezonit turistik dhe qeveria ka deklaruar më herët se vera do të jetë pa masa kufizuese, ndërkohë që procesi i vaksinimit po vijon me ritme të shpejta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista/ Situata ekonomike dhe zgjidhjet

Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive