MENU
klinika

“Sezoni turistik do të jetë shumë i lehtësuar”

Rama jep përgjigje nëse Shqipëria do të vendosë apo jo pasaportë vaksinimi

05.05.2021 - 09:48

Jemi në prag të sezonit turistik dhe kryeministri Edi Rama bëri të ditur se nuk do të ketë asnjë kufizim për turistët që duan të vijnë të kalojnë pushimet në Shqipëri.

Rama u shpreh se vendi ynë ndodhet në nje situatë të mirë sa i takon vaksinimit, pasi është arritur brenda afatit vaksinimi i 500 mijë qytetarëve. Ai deklaroi se objektivi është që tani të vaksinohen 1 mln qytetarë.

“Shqipëria nuk do të vendosë asnjë kusht dhe asnjë pengesë për ata që duan të vijnë në Shqipëri për një sezon turistik që siç e kam thënë edhe më parë duhet të jetë një sezon shumë më i lehtë se i shkuari dhe me shumë kënaqësi po ndjek të gjithë procesin e prenotimeve dhe kërkesave që rriten vazhdimisht nga vendet e tjera për të ardhur dhe kaluar pushimet në Shqipëri.

Ne sot jemi në një pozicion të admirueshëm për nga pikëpamja epidemiologjike dhe e vaksinimit. Realizuam objektivin e vaksinimit. Tani objektivi është 1 mln. Puna vazhdon në mënyrë që Shqipëria të buzëqeshë nga ky makth i gjatë. Kapaciteti që ka të bëje me turizmin të përdoret sa më shumë këtë vit dhe totalisht vitin e ardhshëm”, tha kryeministri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Projektet e mëdha do fillojnë të lëvizin. Deri në gusht Shqipëria…”

Momenti që ndërpreu konferencën Rama-Varhelyi në Rinas


“Fajin për djegien e mandateve e marr unë, por…”

Monika Kryemadhi: Nuk më rruhet fare as për SPAK-un dhe as për burgun!

Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Ai do të nxjerrë që ky nuk ka lidhje fare me historinë e...

Krisje mes çiftit/ “Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash” nga halli që i ka zënë