MENU
klinika

Foto-galeri

Rama në Galerinë Uffizi

06.05.2021 - 15:21

         Kryeminstri Rama, ndalon në Galerinë Uffizi, në Firence, gjatë vizitës të Itali.

I shoqëruar nga regjisori Eike Schmidt, i cili e prezantoi me kryeveprat e muzeut, së bashku me kryebashkiakun e Firences, Dario Nardella, Rama mori pjesë në një event pranë “Palazzo Vecchio”, përpara se të nisej për në Tiranë.

Portali lokal i Firences, e ka cilësuar kryeministrin Rama, si të apasionuar pas artit, estetikës dhe njohës të mirë të veprave të shekullit të gjashtëmbëdhjetë.

Në eventin që thuhet të ketë zgjatur 50 minuta, Rama është ndalur në veprat: San Giovannino, Rosso Fiorentino, Santa Maria Maddalena nga Bachiacca”, shenjtorët Giovanni Evangelista dhe Francesco, nga El Greco dhe portreti i Lucrezia Panciatichi, nga Bronzino.

Përveç kryeveprave të galerisë, në katin e dytë, Rama u ndal te “Modernistja”, “Beteja e San Romanos” nga Paolo Uccello, vepër që e ka frymëzuar kryeministrin-piktor në realizimin e veprave të tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Çështje patriotizmi"

Pse u vodh Mona Liza?