MENU
klinika

‘Rilindja e Krujës’

Rama poston videon nga qyteti historik

07.05.2021 - 09:00

Në datën e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga qyteti historik i Krujës, tashmë i transformuar.

Në video duket qartë ndryshimi që ka pësuar qyteti, si pasojë e investimeve të kryera nga qeveria gjatë dy mandateve, duke u kthyer në një atraksion turistik që bëhet gati të mirëpresë vizitorë të shumtë këtë sezon.

Sikurse mund të shihet nga video e publikuar nga kryeministri, një pamje krejt tjetër ka edhe Kalaja e Krujës, pas restaurimeve dhe ndriçimit artistik, duke e bërë atë duket edhe më madhështore.