MENU
klinika

Rruga Delvinë-Kardhiq

Rama publikon videon nga punimet në tunelin e Skarficës

28.05.2021 - 09:49

Pjesa më e madhe e rrugës së re Delvinë-Kardhiq ka përfunduar, ku punimet tashmë janë fokusuar edhe tek pjesa më e vështirë e projektit ajo e ndërtimit të tunelit të Skarficës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga punimet në tunelin Skarficës, ku ai tashmë është hapur dhe se po vijohet puna për ndërtimin e tij me standardet perëndimore.

“Mirëmëngjes  dhe me punën që vijon në tunelin Skarficës përgjatë rrugës së re Delvinë – Kardhiq, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Tuneli i Skarficës po ndërtohet në Qafën e Skarficës dhe është segmenti me kushtet më të vështira si nga ana ndërtimore dhe nga kushtet gjeologjike të të gjithë aksit të ri rrugor Delvinë-Kardhiq. Tuneli pritet të hapet në shtator -tetor të 2021 duke realizuar një lidhje më të shpejtë mes Sarandës e Gjirokastrës, që parashihet t’i japë një hov të ri turizmit, ekonomisë, punësimit.

Projekti për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë u nda në 7 lote, ku loti i 1,2 dhe 3 kanë përfunduar dhe janë drejt përfundimit lotet 4, 5, 6. Loti 7 është edhe pika e ndërtimit të tunelit të Skarficës.

1622184383_rruga2.jpg

Rruga Delvinë-Kardhiq
Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!