MENU
klinika

“U bë heroi i ditës”

Rama takon gazetarin e njohur: I doli përpara keqbërësve…

02.05.2021 - 13:23

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Vlorë, atje ku edhe ka takuar gazetarin Enkrik Memhmeti, i cili tre ditë më parë u bë hero i ditës pasi parandaloi një 18-vjeçar, i cili me armë grabiti një argjendari.

Rama teksa ka zhvilluar bashkëbisedim me gazetarin thotë se ai u bë shpëtimtar në mënyrë vlonjatshe dhe jo vetëm që i doli përpara keqbërësit por edhe mundësoi ndalim e tij.

Ndër të tjera Rama u ka bërë thirrje gazetarëve që gazetaria të jetë mirëbërëse dhe jokeqbërëse.

Pjesë nga biseda:

Rama: Jam këtu në Vlorë me këtë, e njihni këtu, ku është Enriku. Gazetari që u bë edhe shpëtimtar në mënyrën më vlonjatshe. I doli përpara keqbërësve dhe jo vetëm që shpëtoi njerëzit nga e keqja, por mundësoi edhe ndalim e tyre.

Gazetari: Ishte dicka momentale. Ishte diçka që edhe nëse do të ndodhte prap, do ta bëjë parap.

Rama: Momentet janë ato që e përcaktojnë njeriun, në momente kritike duken karakterket. Kështu që shumë respekt, falenderime dhe mirënjohje të jashtëzakonshme dhe punë të mbarë si gazetar.

Gazetari: Shumë faleminderit.

Rama: Edhe një shembull për të gjithë gazetarët që nuk janë të detyruar të shpëtojnë njërëz nga keqbërja, por të bëjnë çmos që gazetaria të jetë mirëbërëse dhe jo keqërëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


gjykata lë në burg 17-vjeçarin

Grabiti me armë argjendarinë në Vlorë