MENU
klinika

Oferta e Ramës për bashkëpunim pa vija të kuqe

Reagon Basha: Po hedh karremin pasi ka bërë…

30.05.2021 - 11:15

Kryetari në detyrë i PD-së Lulzim Basha, gjatë takimit me demokratët e Dibrës komentoi ofertën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim pa vija të kuqe.

Kryedemokrati thotë se “armiku i demokracisë” po mundohet që të fshehë masakrën zgjedhore, ndërsa e cilëson ofertën e tij si një karrem për ndryshim të ligjit zgjedhor pasi ka bërë masakrën zgjedhore.

Fjala e Bashës

Sot, kundërshtari politik, i cili në fakt, është armiku i demokracisë, i Shqipërisë dhe i dibranëve, po mundohet ta fshehë masakrën zgjedhore duke na shtrirë dorën për bashkëpunim, pa vija të kuqe siç thotë, duke hedhur karremin që hajde të ndryshojmë ligjin zgjedhor, pasi ka bërë masakrën zgjedhore.

Pra, duke dashur që në një moment ligështimi, dëshpërimi të qytetarëve, të kompromentojë të vetmen forcë që ai e di, që jo vetëm e ka përballë po që pavarësisht prej masakrës së 25 prillit, jo vetëm nuk u gjunjëzua, po doli më e fortë dhe më e bashkuar nga Dibra, anembanë Shqipërisë. Ndaj, me përgjegjësi dhe me barrë që na kanë ngarkuar shqiptarët, dibranët dhe mbarë shqiptarët për ndryshimin, sot, i vetëdijshëm për arritjet e kësaj beteje të pabarabartë, i vetëdijshëm për fuqinë që kemi projektuar vetëm përmes vlerave tona, dua t’ju them se zgjidhja që unë propozoj dhe me të cilën dua të vazhdoj t’ju ushëheq, nuk është ajo e kompromisit me të keqen por e betejës deri në fund për të çuar në greminë ata që i çuam buzë greminës me 25 prill.

Unë jam këtu për t’ju thënë që rrugë tjetër për Partinë Demokratike, rrugë tjetër për Shqipërinë nuk ka. Bashkë, gjithmonë e më të bashkuar, ta çojnë betejën deri në fund! Këtë betejë ne nuk e nisëm për veten tonë, këtë betejë ne nuk do ta vazhdojmë vetëm për veten tonë. Ne do ta vazhdojmë për të gjithë shqiptarët dhe siç i morëm shqiptarët në kutitë e votimit me 25 prill, ashtu do t’i marrim me vete në këtë betejë sepse fati i Shqipërisë, tashmë varet vetëm nga ne.

Miqtë e mi, kjo është një garë e brendshme, e cila zhvillohet në bazë të rregullave statutore të Partisë Demokratike dhe është një moment i mirëpritur, që bëjmë një diferencë të madhe me kundërshtarin tonë.

Një moment që pavarësisht asaj që thonë kundërshtarët tonë, përsëri na diferencon me ta, janë partia e gojës së mbyllur ndërsa kjo është një parti e hapur, e debatit, e mendimit të lirë dhe padiskutim edhe e garës.

Por, i vetmi mjet që Edi Rama ka për t’i shpëtuar të pashmangshmes që është përballja që po vjen jo vetëm thjesht me zemëratën e demokratëve, por me zemëratën e një populli të tërë që u është mohuar dhunshëm por përkohësisht ndryshimit, e vetmja gjë që ka në dorë është që të na përçaj. Le ta themi troç, drejtëpërdrejtë: nuk do Edi Rama që ne të vazhdojmë betejën bashkë dhe nuk do që unë të jem në krye të kësaj beteje.

Unë jam këtu për t’ju kërkuar të kundërtën, së pari që ta konsiderojmë këtë garë ë po e bëjmë për hirë të rregullave dhe vlerave tona statutore si një mundësi ë artë për të dal më të bashkuar, më të vetëdijshëm dhe më të vendosur për aksionin politik që na pret. Së dyti, që paqartësitë apo turbullirat që mund të zotërojnë në mendjen e ndokujt po në zemrën e ndokujt, mos të kthehen në arsye për t’i rënë me shkelmë asaj që kemi ndërtuar së bashku gjithë këto vite sakrificash e në veçnti në këtë betejë epike me regjimin që kyen deri më datë 25 prill.

Pra, t’ia mohojmë kundërshtarit tonë dhe armikut të demokracisë dhe të shqiptarëve, kënaqësinë që këtë garë që e bëjmë për hir të regullave, ta khejmë në një mundësi për të na lidhur duart nga mbrapa, për t’u marrë me veten tonë, po le ta kthejmë në një bashkim të jashtzakonshëm përmes pjesëmarrjes masive më 13 qershor si një stacion të rëndësishëm pë t’i treguar shqiptarëve që demokratët e dibres dhe mbarë Shqipërisë janë në këmbë dhe pë të na dhënë edhe një herë veglat, instrumentet, mundësinë për ta vazhduar betejën deri në stacionin e fundit, deri në rrëzimin e regjimit dhe sjelljen e demokracisë dhe të fitores të Partisë Demokratike.

Ju falenderoj nga zemra për pjesëmarrjen, mirënjohje për sakrificën tuaj dhe tani fjala është për ju.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN