MENU
klinika

Katër klube duan portierin

Real interes për Buffon, ku do shkojë legjenda?

23.05.2021 - 15:55

Portieri legjendar Gianluigi Buffon do të ndahet për herë të dytë nga Juventus, pasi aventurës që pati dy vite më parë me PSG. Kësaj here ndarja është definitive, të paktën sa i përket si lojtar aktiv.

Por “gardiani” ende nuk ka vendosur nëse do të ikë përfundimisht nga futbolli apo do të vazhdojë, edhe pse është në moshën 43-vjeçare. Në fjalët e tij, lë të nënkuptohet se për të paktën edhe një vit do të qëndrojë aktiv.

Buffon ka theksuar se një ofertë joshëse nuk do t’i thoshte “Jo”. Dhe, kjo ofertë tunduese mund të vijë nga Real Madrid, teksa nga Spanja zbulojnë se madrilenët janë të gatshëm të transferojnë Buffon si portier të dytë pas Courtois.

Gjatë sezonit ai do të kishte mundësitë e tij sidomos në Kupën e Mbretit. Mbetet për t’u kuptuar vërtetësia e lajmit, teksa flitet se Buffon mund të përfundojë edhe te Monza. Galliani i ka bërë ofertën për të qenë titullar.

Edhe Roma ka qenë e interesuar, por mbetet për t’u parë nëse flitet për portier i parë apo i dytë, sepse Mourinho ka ndërmend të afrojë patriotin e tij Rui Patricio. Nëse do të ishte për portier të dytë, me siguri Buffon do të zgjidhte Real Madrid, ku ka mundësi të shtojë trofetë në karrierë.

Por nuk mbarojnë këtu ofertat për Buffon, pasi një ditë më parë ishte edhe Olympiacos. Klubi grek, ashtu si edhe Monza, i afron rolin e titullarit legjendës italiane. Mbetet për t’u parë tashmë zgjedhja që do të bëjë Buffon, kur sapo ka nisur merkatoja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN