MENU
klinika

La Liga, Java 35

Real shmang humbjen në limite, titulli mbetet larg

09.05.2021 - 22:00

Kur u mendua se gjithcka shkoi mirë për Real Madrid pas barazimit të Barcelonës me Atleticon, Los Blancos gabuan në shtëpi me Sevilla, duke mos shkuar më shumë së një barazim 1-1. Situata tani është: Atletico 77 pikë, Real 75 dhe Barca po 75.

Pas golit të Benzema që është anuluar me VAR, Real Madrid e ka pësuar ndaj Sevilla. Skuadra mike ka shënuar me Fernando në minutën e 22-të të ndeshjes. Për skuadrën e Zidane nisi në malore ndeshja që vlen La Liga-n, duke qenë se të shtunën Barcelona dhe Atletico Madrid barazuan 0-0.

Asensio në minutën e 67’ arrin të barazojë shifrat. Po kur u menduar se Real do të shënonte golin e dytë, ndodh e kundërta, janë miqtë që surprizojnë sërish. Rakatic kthen në gol një penallti në 78’.

Vendasit hidhen në sulm për të përmbysur, por arrijnë vetëm barazimin në limite. Hazard shmang humbjen në 94’. Real eviton katastrofën, por edhe me barazim rrezikon shumë titullin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN