MENU
klinika

Akademia e Shkencave

Rishkruhet historia: “Mit’hat Frashëri takoi Zervën. Çlirimi, më 29!”

04.05.2021 - 17:21

        Akademia e Shkencave ka ngritur grupin e punës, për rishkrimin e historisë së shqiptarëve.

Rishikimi i ngjarjeve historike nuk i përjashton trevat jashtë kufijve, sikundër do të rishqyrtohen debatet e mëdha për të sjellë një tekst sintetik, me qëllim përkthimin në gjuhën angleze.

Nga antikiteti në ditët tona, do të rihapen debatet për Esat Pashën, luftën a trajtimin e komunizmit.

Historiani Beqir Meta, thotë për mediet, se, “duhet parë gjithë kostelacioni i dokumenteve, për të parë se çfarë roli luajti Esat Pashë Toptani në luftën e Shkodrës. Përpara, ka qenë trajtuar në këndvështrim negativ” – shprehet ai.  Pyetur mbi qasjen ndaj komunizmin dhe kampit të Tepelenës, Meta, sqaron: “Kampi i Tepelenës ka qenë një kamp pune i detyrueshëm, ku kanë vuajtur shumë njerëz e familje, por ku edhe kanë vdekur fëmijë. Kjo periudhë, ka një memorie të gjallë historike”.

Nga Meta te Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, Neritan Ceka, Muzafer Korkuti, Mareglen Verli, Apollon Baçe e Luan Përzhita, me projektin do të merren emrat e konsoliduar në shkencë, ndërsa më të rinjtë janë pak, duke lënë jashtë autorët e diasporës.

Ndarja me ballistë e partizanë, duket se do vazhdojë përmes dokumenteve të reja.

Profesor Paskal Milo, flet për risi; “Do të fillojmë me një fakt historik të panjohur, që ka të bëjë me Mit’hat Frashërin, i cili, 1-3 maj 1944 ka takuar Napolon Zervën, një nga përgjegjësit kryesorë të shfarosjes së popullsisë çame dhe kryetari i Ballit Kombëtar është ulur në bisedime me të, për të bashkëpunuar në kohën e luftës” – saktëson Milo, duke cituar mandej edhe letrën e një ushtari, që shkruan nga Shkodra, më 29 nëntor, çka rikthen debatin e çlirimit.

Projekti madhor, do të zgjasë deri më 2023.

Historia bashkë me Fjalorin e Madh dhe Enciklopedinë kushtojnë 100 milionë lekë të reja ose një miliardë dollarë – duke bërë që secili prej botimeve, të kapë shifrën rreth 300 milionë lekë të vjetra.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit