Prej disa javësh, Rita Ora dhe regjisori 45-vjeçar, Taika Waititi, janë në qendër të vëmendjes mediatike, sepse dyshja thuhet se kanë nisur një lidhje dashurie.
Pavarësisht se dyshja nuk ka reaguar publikisht, disa fotografi të publikuara dje, të cilat janë shkrepur në Sidnei të Australisë, duket se e konfirmojnë lajmin, shkruan “Daily Mail”.
Regjisori i “Jojo Rabbit” dhe këngëtarja shqiptare u panë duke dalë nga shtëpia e Waititi në Bondi Beach të Sidneit për të ngrënë mëngjes.
Fillimisht thashethemet filluan të qarkullojnë kur dyshja u pa duke marrë pjesë në premierën e “RuPaul’s Drag Race Doën Under” në Sidnei, por iu shmangën fotografive në tapetin e kuq, duke hyrë në mënyrë diskrete.
Më pas, muajin e kaluar, Rita Ora “i hodhi benzinë zjarrit” kur postoi disa fotografi në Instagram, në njërën prej të cilave ishte Waititi, fytyra e të cilit nuk dukej qartë nga kapelja. Por ai shihej duke e përqafuar atë.