MENU
klinika

Përfliten për një lidhje

Rita Ora fotografohet për herë të parë me regjisorin e famshëm

01.05.2021 - 10:08

Rita Ora ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi po përflitet se ka nisur një lidhje të re dashurie me kineastin Taika Waititi. Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe regjisori nga Zelanda e Re u panë së bashku të premten në mbrëmje në premierën e “RuPaul’s Drag Race Don Under” në Sidnei.

Daily Mail ka publikuar një video ku shihen pranë njëri-tjetrit, pasi shmangën të fotografoheshin së bashku në tapetin e kuq. Ndërsa prisnin për fillimin e eventit, Rita dhe regjisori shiheshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Kjo është hera e parë që janë fotografur së bashku pas thashethemeve se kanë nisur një romancë. Një tjetër detaj që i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit është se disa fansa janë shprehur se e kishin parë çiftin e përfolur duke u puthur brenda një restoranti.

Në?  Rita Ora (në foto) ka vazhduar të vendosë gjuhë duke tundur lidhjen e saj me kineastin Taika Waititi Në foto: Taika Waititi në premierën Stan të garës Drag RuPaul's Drag Down Under

Rita po qëndron në Australi pasi është pjesë e jurisë së “The Voice Australia”. Kujtojmë që romanca e re vjen vetëm disa muajsh pas ndarjes me Romain Gavra në nëntor, të cilën e konfirmuan vetëm para Krishtlindjeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN