MENU
klinika

Peshkimi dhe shërbimet financiare

Russian Today: Franca kërcënon Mbretërinë e Bashkuar

09.05.2021 - 15:53

Sekretari francez i Shtetit për Çështjet Evropiane Clement Beaune ka goditur përsëri Mbretërinë e Bashkuar mbi mosmarrëveshjen e vazhdueshme të peshkimit, duke paralajmëruar se Parisi nuk do të qëndrojë duarkryq nëse Britania nuk jep licenca për peshkatarët Francezë.

Në një intervistë të botuar nga Journal du Dimanche të Dielën, zyrtari tha se rreth 40 licenca janë ende në pritje të miratimit. Ndërsa është i bindur se ato i kalojnë, ai tha se Franca “nuk do të hezitojë të marrë masa hakmarrëse në zona të tjera, të tilla si aksesi në shërbimet financiare” nëse atyre u refuzohet.

Kjo nuk është hera e parë që Beaune paralajmëron rreth Francës që ndërmerr hapa hakmarrës në sektorin financiar të MB. Muajin e kaluar, zyrtari tha se Parisi nuk do të japë autorizime për shërbimet financiare që MB ka kërkuar për “derisa të kemi garanci që, për peshkimin dhe çështje të tjera, MB të respektojë angazhimet e saj”.

Të drejtat e peshkimit ishin një nga temat më të debatuara gjatë negociatave për Brexit. Sipas marrëveshjes, anijet e BE nuk e humbën hyrjen e tyre në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar, por kuota e peshkimit të bllokut në ujërat e MB do të reduktohet gjatë pesë viteve të ardhshme. Pas kësaj, kuotat, të cilat aktualisht qëndrojnë në 25%, do të rinegociohen çdo vit.

Tensionet janë shtuar midis Londrës dhe Parisit, me peshkatarët francezë që ankohen për vështirësitë në marrjen e licencave pas Brexit nga MB dhe nga ishulli i vogël i Jersey në veçanti.

Situata ka të bëjë pjesërisht me një “goditje burokratike”, Hilary Fordwich e Shoqatës së Biznesit Britaniko-Amerikan shpjegoi më herët për RT. Sipas analistit, Jersey kërkoi që anijet të demonstrojnë duke përdorur sisteme GPS se ata kanë një rekord të mëparshëm për peshkimin në ato ujëra, por shumica e anijeve nuk kanë GPS.

Shkallëzimi i fundit pa Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën duke dërguar anije ushtarake në ishull ndërsa dhjetra anije franceze të peshkimit zhvilluan një protestë në zonë. Më parë këtë javë, Ministri Francez Detar Annick Girardin tha se Franca mund të linte Xhersin pa energji elektrike.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


The Guardian/ Më 'elastikë' për një tjetër krizë!?

A po tronditet ekonomia globale në të menduarit afatgjatë?

Nga Al Jazeera/ Virusi mutant shton shqetësimet e Brexit

Furnizuesit në Mbretërinë e Bashkuar ngrejnë alarmin