MENU
klinika

Në fokus dialogu me Serbinë

Sekretari amerikan i Shtetit mbërrin në Kosovë

31.05.2021 - 10:59

Sekretari amerikan i Shtetit Matthew Palmer ka mbërritur në Kosovë, ku do të zhvillojë një vizitë tre ditore. Ai është takuar sot me ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett.

Kosnett thotë përmes Twitter se Palmer ka ardhur në Kosovë për të diskutuar me zyrtarët shtetëror për sfidat, mundësitë dhe çështjet e ngutshme që përballet Kosova.

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, pritet të kenë një konferencë për mediat në 1 qershor.

Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, Lajçak do të jetë në Kosovë për vizitë dyditore më 31 maj dhe 1 qershor. Gjatë kësaj vizite ata pritet të zhvillojnë takime me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Lajçak e Palmer u takuan më 26 maj në Bruksel, ku ndër tjera kishin biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe për Ballkanin Perëndimor në tërësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN