MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Shenjat që tregojnë se vuani nga vezoret policistike

13.05.2021 - 10:00

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Shenjat që tregojnë se vuani nga vezoret policistike?

Mjeku: Sindroma e vezoreve policistike (PCOS) është çekuilibri më i zakonshëm hormonal për adoleshentet dhe gratë në moshë riprodhuese. Pothuejase 1 në 10 gra vuajnë nga PCOS, por shumica e tyre nuk e dinë. Sa më shpejt t’i trajtoni simptomat e PCOS aq më shpejt do të rregulloni problemet që vijnë nga kjo sindormë :

Ja cilat janë simptomat më të zakonshme të Sindoromës së vezoreve Policistie:

Çrregullim i ciklit menstrual: në keto raste ju mund të keni peroida çdo 20 ditë, 31 ditë, ose edhe çdo 16 ditë. Në rast të vezoreve policistike ju mund të keni gjakderdhje edhe midis cikleve.

Steriliteti: 1 në 5 gra vuajnë nga steriliteti për shkak të PCOS. Kjo sindromë shkakton nivele të larta të hormonit të androgjenit dhe sasitë e larta të tij mund të parandalojnë që vezoret të lëshojnë vezë për ovulim, për pasojë do e keni të vështire për të ngelur shtatzënë.

Shtim në peshë: gratë që vuajnë nga PCOS kanë tendencë të shtojnë shumë në peshë, sidomos rreth zonës së barkut.

Rënia e flokëve

Aknet

Në rast se vuani nga sindroma e vezoreve policistike duhet të konsultoheni me mjekun dhe të merrni mjekimin e duhur.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.