MENU
klinika

Tuchel sfidon ekspertin Guardiola

Shifrat dhe rekordet e finales së Champions

06.05.2021 - 11:19

Një tjetër finale angleze në Champions League, ashtu si në vitin 2019: nga Tottenham-Liverpool në Madrid te Chelsea-Manchester City në Stamboll. Dy finale radhazi për Tuchel dhe Thiago Silva, me PSG dhe Chelsea.

Trajneri gjerman futet në histori pasi në dy vite radhazi shkon dy herë në finale të Champions me dy skuadra të ndryshme. Askush më parë nuk e kishte bërë këtë. Tuchel mori Chelsea në vend të nëntë në renditje të kampionatit duke marrë vendin e Lampard.

Nga aty, 9 fitore, 5 barazime dhe 1 humbje. Aktualisht në vend të katërt. Por edhe një FA Cup e fituar dhe Atletico Madrid, Porto dhe Real Madrid të eliminuara në Champions League, duke shkuar në finale për të dytin vit radhazi pasi vjet çoi për të parën herë në histori PSG.

Ndërsa me 22 vjet dhe 15 ditë, Mason Mount është anglezi i dytë më i ri që shënon në gjysmëfinalet e Champions League, pas Wayne Rooney, 21 vjeç e 182 ditë kundër Milanit. Mount është anglezi i parë që shënon në këtë fazë për Chelsea që nga Frank Lampard në 2008.

Për Manchester City është finalja e parë në histori, ndërsa për Chelsea është finalja e tretë, teksa një herë e ka fituar. Cityn e drejton një ekspert si Pep Guardiola, që rikthehet në finale të Champions pas 10 vitesh.

Në këtë dekadë, Guardiola ka fituar gjithmonë në rang kombëtar, me Bayern Munich dhe Manchester City, por në Europë ka arritur në gjysmënale më së shumti, me bavarezët së pari tri herë radhazi dhe më pas me anglezët më 2016-n. Guardiola e ka fituar 2 herë Champions me Barcelonën. Ai tani mund të marrë medaljen e tretë me një klub tjetër. Për nga numri i Champions-ve do të barazohej me Paisley, Ancelottin dhe Zidane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Besnikët e Superligës Evropiane

UEFA mund të dënojë 4 klube për 2 vjet