MENU
klinika

Kush është viktima?

Shkodër, gjendet i ekzekutuar një person

17.05.2021 - 09:02

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në zonën e Livades në Shkodër.

Viktima është Endri Mustafa.

Viktima Endri Mustafa është një emër i njohur në qytetin e Shkodrës.

Mustafa është arrestuar në vitin 2016 për grabitje e arsenal armësh së bashku me vëllezërit e njohur Bilali, Astrit dhe Brahim Bilalin, si dhe Ardit dhe Bekim Torishtën.

Nga ana tjetër emri i tij del në pistë edhe në vitin 2020 gjatë operacioni ‘’Maranaj’’ sërish për fajde, ku ai u shpall në kërkim policor.