MENU
klinika

Volejboll Meshkuj

Shqipëria humb edhe ndeshjen e pestë

15.05.2021 - 21:24

Tjetër humbje për Kombëtaren e meshkujve në volejboll, që mbrëmjen e sotme u mposht 3-1 nga Sllovakia, në takimin e Grupit E luajtur në Rumani, të vlefshëm për eliminatoret e Europianit 2021.

Një ndeshje jo fort e mirë e kuqezinjve në dy setet e para, me kuqezinjtë që ishin në ndjekje të kundërshtarit, ndjeshëm më superiorë në parket. Këto dy setet ishin fotokopje të njëra-tjetrës, me sllovakët që shkëputen gradualisht dhe tuan me diferenca: 25-16, 25-19.

Mjaft i bukur seti i tretë, teksa Shqipëria ngre ndjeshëm lart nivelin dhe në pikët shtesë arrin të fitojë 27-25, duke rihapur ndeshjen. Por sllovakët reagojnë shpejt, duke rimarrë frenat e lojës në dorë dhe tojnë 25-18 këtë set e krejt ndeshjen 3-1.

Kjo fazë eliminatore luhet me sistem grumbullimi. Një javë më parë, ekipet luajtën në Sllovaki, ku Shqipëria e drejtuar nga trajneri Jani Melka pësoi tri humbje. Ndërsa këtë javë, në Rumani, luhen takimet e kthimit.

Aventura e Shqipërisë në këto eliminatore përfundon nesër në mbrëmje, në takimin ndaj Zvicrës, rivalja e fundit e kuqezinjve. Deri më tani, Shqipëria i ka humbur të gjitha ndeshjet dhe mbyll Grupin E.

Faza e parë, Sllovaki 6-8 maj

6 maj: Rumani – Shqipëri 3-0

7 maj: Zvicër – Shqipëri 3-0

8 maj: Shqipëri – Sllovaki 1-3

Faza e dytë, Rumani 14-16 maj

14 maj: Shqipëri – Rumani 1-3

15 maj: Shqipëri – Sllovaki 1-3

16 maj: Zvicër – Shqipëri 20:00

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN