MENU
klinika

Volejboll Meshkuj

Shqipëria nuk fiton asnjë ndeshje, e mbyll në fund

16.05.2021 - 22:12

Gjashtë ndeshje dhe gjashtë humbje për kombëtaren e Shqipërisë në volejboll për meshkuj, që luajti për dy javë me radhë në eliminatoret e Europianit 2021.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Jani Melka ishte në Grupin E eliminator, bashkë me Sllovakinë, Rumaninë e Zvicrën, ndaj të cilave humbi nga dy herë. Mbrëmjen e sotme, kombëtarja luajti ndeshjen e fundit, atë ndaj Zvicrës, ku u mund 3-1.

Shqipëria e nisi mirë ndeshjen, duke tuar 27-25 setin e parë, por nuk arriti ta ruajë këtë ritëm deri në fund. Zvicra fiton me lehtësi dy setet e tjera, 25- 15 e 25-19, duke përmbysur shifrat. Mjaft i fortë seti i katërt, ku duelohet deri në fund, por zviceranët tojnë 25-23 e krejt takimin 3-1.

Kjo përballje u luajt në Rumani, ku u zhvilluan ndeshjet e dyta në grup, ndërkohë që javën e kaluar, sdat e para, u zhvilluan në Sllovaki. Shqipëria zuri vendin e fundit në Grupin E, duke u eliminuar.

Shqipëria bëri një paraqitje në rritje nga sfidat e dyta, ndërkohë që në këto eliminatore ndikuan edhe disa mungesa. Për më tepër, që kombëtarja vinte pas një mungese 2-vjeçare në eventet ndërkombëtare dhe volejbolli në Shqipëri kohët e fundit ka qenë thuajse pushim. Kuqezinjtë në 6 ndeshje morën vetëm 4 sete.

Faza e parë, Sllovaki 6-8 maj

6 maj: Rumani – Shqipëri 3-0

7 maj: Zvicër – Shqipëri 3-0

8 maj: Shqipëri – Sllovaki 1-3

Faza e dytë, Rumani 14-16 maj

14 maj: Shqipëri – Rumani 1-3

15 maj: Shqipëri – Sllovaki 1-3

16 maj: Zvicër – Shqipëri 3-1

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN