MENU
klinika

Ushtria e Kuqe

Si përfundoi monumenti i Leninit në Gjermaninë naziste

19.05.2021 - 13:24

         Si e gjeti udhën statuja e bronztë e Leninit, nga periferia e Shën Petërburgut në një qytet të Gjermanisë qendrore dhe kush e shpëtoi nga shkrirja?/Konica.al

Më 2 korrik 1945, trupat sovjetike hynë në qytetin Eisleben, vendlindjen e teologut Martin Luther. Për habinë e tyre, mes ndërtesave mesjetare në sheshin kryesor të qytetit ndodhej një monument i Vladimir Iliç Leninit, vepër e skulptorit të famshëm Matvey Manizer (1891-1966). Ishte monumenti i parë i Leninit në Gjermani. Por si përfundoi në territorin nazist? Punimet e Manizer njihen nga kushdo që ka vizituar Metronë e Moskës. Ai është autori i skulpturave të famshme në stacionin “Ploshchad Revolyutsii” (Sheshi i Revolucionit), përfshirë rojën kufitare me qenin, hunda e të cilit është rrjepur nga prekjet e panumërta të kalimtarëve “për fat të mirë”. Po ashtu,Manizer mori maskën e vdekjes së Stalinit në 1953. Në vitet 1920, Manizer krijoi një statujë të Leninit, e cila u kopjua në disa hedhje bronzi. Modeli familjar i një Lenini të vendosur – me kësulë dhe kostumin karakteristik, me dorën e majtë kapur te jeleku, kurse e djathta futur në xhepin e pantallonave, u instalua në Khabarovsk, Kirovograd (Kropyvnitsky i sotëm, Ukrainë) dhe Kuibyshev (Samara). Një nga ato monumente u ngrit gjithashtu në Tsarskoye Selo, një qytet jashtë Shën Petërburgut, një rezidencë verore e familjes perandorake ruse, e cila, deri atëherë quhej “Fshati i Fëmijëve”, në 1937 u quajt “Pushkin”. Statuja u shfaq në vitin 1926 jashtë një ish-pensioni për invalidët e luftës, e cila më vonë u shndërrua në sanatorium. Në 1941, kur gjermanët pushtuan Pushkinin, treguan një interes të madh për Leninin prej bronzi të gjatë 3.2 metra, i cili peshonte më shumë se tre tonë. Gjithsesi, interesi i tyre nuk ishte aq estetik, sa praktik: statuja ishte një burim i metalit me ngjyrë. Lenini u shemb nga piedestali dhe u dërgua në Gjermani për t’u shkrirë. Më pas, ajo çfarë ndodhi me monumentin u shndërrua në legjendë, e cila më vonë mbase u modifikua për të forcuar imazhin e partisë komuniste në pushtet të RDGJ-së. Sipas legjendës, kudo që e dërgonin Reichofficials monumentin për ta shkrirë, ndodhte që të ishin mbyllyr, socialistët vs punëtorët, të cilët, me pretekste të ndryshme, nuk pranonin ta shkrinin Iliçin. Së fundmi, monumenti u dërgua në Eisleben, në impiantin Mansfeld AG, i njohur gjithashtu si “Krüghutte”. Statuja e Leninit arriti në fabrikë në vitin 1943, me një tren që tansportonte metale të grumbulluara nga gjermanët në BRSS dhe aq i nevojshëm nga industria gjermane për prodhimin e armëve. Dergjej mes kupolave të dhëmbëzuara, spirancave dhe skrapit.

“Mbaj mend që ai ishte shtrirë në shpinë dhe njihej lehtësisht nga kësla”, – kujton Helmut Gehlmann, një nga punëtorët.

Po atë natë, vijon legjenda, një grup punëtorësh antifashistë gjermanë, ish-komunistë dhe socialdemokratë, si dhe të burgosurit sovjetikë të luftës, e groposën monumentin e Leninit në oborrin e mbeturinave dhe mbi shpërndanë copa bakri dhe mbeturina të tjera për të fshehur gjurmët. Kur trupat amerikane hynë në Eisleben, më 14 prill 1945, vazhdon historia, punëtorët i kërkuan udhëheqjes ushtarake amerikane t’i lejonte ta vendosnin monumentin në qytet; megjithatë, amerikanët refuzuan dhe monumenti mbeti në tokë edhe për disa muaj. Në vitin 1945, kur u kuptua që Eisleben do të binte nën zonën e okupimit sovjetik, u mor vendimi ta vendosnin statujën e Leninit. Kur Ushtria e Kuqe hyri në qytet, ushtarët u habitën kur panë udhëheqësin e Revolucionit Bolshevik që hijeshonte sheshin e tij kryesor. “Lenini paska ardhur këtu para nesh”, – thuhet se thanë rusët./Konica.al

Në pjesën e drunjtë të piedestalit, punëtorët gjermanë kishin vënë mbishkrimin që thoshte se antifashistët vendas kishin parandaluar shkrirjen e monumentit dhe e kishin ngritur atë në sheshin e qytetit më 2 korrik 1945 “për nder të Ushtrisë së Kuqe”. Më 1 maj 1948, monumenti iu dorëzua zyrtarisht nga pala sovjetike qytetit të Eisleben. Më pas, kjo legjendë e shquar duhet të jetë zbukuruar nga komunistët e Gjermanisë Lindore nën mbikëqyrjen e Moskës. Në vitet 1950, punonjësit e Institutit të Marksizmit-Leninizmit në Moskë u dërguan në RDGJ të kontaktonin personat që ishin përgjegjës për fshehjen dhe instalimin e monumentit. Sipas studiuesve gjermanë, punëtorët e uzinës nuk kishin ndërmend ta vendosnin statujën e Leninit dhe filluan ta bënin atë vetëm disa javë para se ushtria sovjetike të hynte në qytet. Deri në atë kohë, punëtorët, përfshirë Helmut Gehlmann, thanë që monumenti thjesht dergjej në oborrin e mbeturinave, së bashku me skulpturat e tjera dhe askush nuk po përpiqej ta fshihte. Ka të ngjarë që nuk ishte shkrirë, për shkak të madhësisë dhe formës, pasi së pari duhej të pritej në copa. Sidoqoftë, këto zbulime nuk ishin të duhurat për pikëpamjen ideologjike, ndaj vendosën që të fshihej “nën rrogoz” ky version ngjarjesh dhe të përforcohej legjenda origjinale. […] Në vitin 1958, Matvey Manizer e vizitoi vetë Eislebenin, pjesë e një grupi personalitetesh të artit dhe kulturës sovjetike dhe “papritur” njohu krijimin e tij. Dy vjet më vonë, si “si përgjigje”, një monument i komunistit gjerman Ernst Thälmann u dërgua në Pushkin dhe u ngrit në vendin ku qëndronte Lenini i Manizerit. Në 1970, për të përkujtuar 100-vjetorin e lindjes së Leninit, një medalje përkujtimore prej porcelani, që përshkruan monumentin u krijua në fabrikën Meissen.

TO GO WITH AFP STORY by ELOI ROUYER – FILES – A photo dated November 13, 1991, shows workers removing the head of a statue representing late Soviet leader Vladimir Ilyich Lenin during its demolition on the Leninplatz in Berlin. The 19-meter-tall (62-foot-tall) statue of the Russian revolutionary was sawed from its pedestal in the Friedrichshain district of east Berlin in 1991, one year after German reunification, and buried near the Mueggelsee lake in nearby Koepenick. The enormous statue — immortalized in the hit German film “Good Bye Lenin” — was erected in 1970, shortly before the 100th anniversary of Lenin’s birth.
AFP PHOTO / DPA / BERND SETTNIK +++ GERMANY OUTBERND SETTNIK/AFP/Getty Images

Pas ribashkimit të gjermanive në 1991, Lenini i Eislebeit u dërgua në Muzeun Historik Gjerman në Berlin. Në vitin 2006, studiuesi nga Saksonia, Andreas Stedtler, botoi librin “Dosjet Lenin”, ku demasfokej përfundimisht edhe legjenda. “Pa dyshim, organizatorët e këtij projekti kishin një instinkt të jashtëzakonshëm politik. Ngritja e këtij monumenti menjëherë, para se Ushtria e Kuqe të hynte në qytet, ishte një veprim i shkëlqyer”, – thekson Stedtler në libër./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN