MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Si ta kuptoj nëse rënia e flokëve në këtë periudhë është normale apo e tepërt?

09.05.2021 - 10:51

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta kuptoj nëse rënia e flokëve në këtë periudhë është normale apo e tepërt?

Mjeku: Flokët tona humbasin 50 deri në 100 qime në ditë dhe është normale të shohim disa qime në jastëk në mëngjes ose në kabinën e dushit. Sasia e flokëve që po humbisni mund të varet nga gjatësia dhe trashësia e tyre, madje edhe nga lloji i jastëkut në të cilin flini. Si të kuptoni nëse në të vërtetë ato po bien më shumë se normalja? Hidhini një sy mënyrave të mëposhtme:

-Tërhiqini me dorë: Një nga mënyrat për të kuptuar nëse po humbni më shumë flokë se normalisht është duke mbështjellë gishtat tuaj rreth flokëve dhe duke i tërhequr butësisht. Nëse po humbni sasinë e duhur të flokëve, nuk duhet të dalin më shumë se 3 qime.

-Kushtojini vëmendje flokëve në dush: Është normale të humbasësh pak flokë kur bën dush, dhe gjithashtu mund të humbasësh ca më shumë kur t’i krehësh më pas. Por nëse vazhdimisht po vini re shumë flokë në banjë, kjo mund të jetë një shenjë e humbjes së tepërt të flokëve.

– Një mënyrë tjetër për të përcaktuar nëse po humbni shumë flokë është duke i krehur ato për 60 sekonda dhe duke numëruar numrin e qimeve që bien. Humbja e rreth 10 qimeve është normale, dhe nëse kaq shihni nuk duhet të shqetësoheni për rënien e tepërt të flokëve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN