MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Si ta kuptoj se trupi im vuan mungesën e magnezit?

16.05.2021 - 09:21

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta kuptoj se trupi im vuan mungesën e magnezit?

Mjeku: Edhe pse të gjithë e dimë se çfarë është magnezi, nuk jemi akoma të vetëdijshem për rolin dhe rëndësinë e tij në  mirëfunksionimin e organizmit. I përfshirë në mbi 300 procese metabolike, magnezi mund të konsiderohet si heroi i padukshëm i trupit . Nëse nuk merrni mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese, organizmi ju paralajmëron me anë të këtyre simptomave që nuk duhet t’i injoroni.

1. Dhimbje dhe ngërçe konstante të muskujve: Kur trupit tuaj  i mungon magnezi, ai kontraktohet në mënyrë të pavullnetshme.. gjë që shkakton spazma të dhimbshme. Nëse pëballeni vazhdimisht me tension të muskujve dhe dhembje, atëherë do të ishte një ide e mirë të shtoni nivelet e magnezit që konsumoni nëpërmjet ushqimeve apo suplementeve.

2. Ankth i vazhdueshëm: A jeni ndjerë të stresuar ose në ankth së fundmi? A vazhdoni të shqetësoheni dhe ta vrisni mendjen për gjithçka ? Fakti që trupi juaj vuan nga mungesa e magnezit në organizëm mund të jetë arsyeja e këtij shqetësimi. Duke qenë se magnezi është mineral qetësues, mungesa e tij mund të ndikojë në mënyrën se si truri përpunon mendimet dhe emocionet.

3. Çrregullime me gjumin: Një simptomë tjetër po aq e zakonshme e mungesës së magnezit në organizëm është pagjumësia. A ju ndodh të rrotulloheni e rrotulloheni nëpër shtrat gjatë gjithë natës në pamundësi për të vënë gjumë në sy? A e dini arsyen pse ju ndodh përveç të qenurit të lodhur? Njëra arsye mund të jetë që nuk po merrni sasitë e nevojshme të magnezit. Madje edhe një rënie e lehtë e sasive të magnezit në organizëm mund të ndikojë në qetësimin e trurit tuaj gjatë natës.

4. Luhatje të presionit të gjakut: Siç u tha edhe më sipër, magnezi është minerali më i rëndësishëm për të qetësuar trupin dhe organizmin. Magnezi ndihmon në qetësimin e venave të gjakut dhe në normalizimin e presionit të gjakut. Nëse keni tension të lartë të gjakut, një nga arsyet mund të jetë mungesa e magnezit në organizëm. Lini një takim me mjekun specialist dhe zbuloni nëse mungesa e magnezit është arsyeja e problemeve tuaja me tensionin.

5. Djegje dhe refluks: Jeni viktimë e goditjeve të refluksit? Ju ndodh që pasi ushqeheni të keni spazma të stomakut apo ndjesi të vjellash? Këto simptoma mund të kërkojnë të konsumoni ushqime të pasura me magnez në mënyrë që organizmi juaj të funksionojë mirë sërish.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN