MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta zbuloj nëse kam intolerancë ushqimore?

08.05.2021 - 10:48

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta zbuloj nëse kam intolerancë ushqimore?

Mjeku: Mjeku juaj do të marrë një mostër gjaku dhe do ta kontrollojë atë për antitrupa që zakonisht janë të pranishme në gjakun e njerëzve me sëmundje Celiake. Në praktikën e përditshme përdoret më shumë përcaktimi i antikorpeve antigliadinë (AGA) , Antitrupat anti-endomizial (EMA),
antitransglutaminaza indore (TTG). Gjithashtu merret biopsia e zorrës.
Para shqyrtimit, duhet të përfshini gluten në dietën tuaj pasi kjo do të ndihmojë për të shmangur rezultatet e pasakta.
Gjithashtu bëhen provat e intolerancës ushqimore në bazë të kiteve të gatshme.
Një test i cili kontrollon të gjitha ushqimet themelore të dietës suaj që nga drithërat, mishi, peshku dhe produktet e qumështit, vezës, vajrat, frutat, perimet; si dhe ushqime pikante, pije… e shoqëruar dhe me dietën përkatëse.
Trajtimi: dieta pa gluten. Ose pa laktozë, në rastin e dytë.
Pra, këta fëmijë nuk duhet të marrin drithëra integrale, tërshërë, elb. Për më tej lexoni etiketën e produkteve ushqimore, para se t’i blini ato. Lexon laktozë free

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.