MENU
klinika

2 trajtime që duhet të provoni

Si të eliminioni celulitin në kushte shtëpie?

15.05.2021 - 10:40

Ardhja e pranverës lajmëron edhe ndryshimet e para në garderobën e gjithësecilit. Veshjet e trasha të dimrit të ftohtë i lënë vend veshjeve më të lehta, me ngjyra më të çelura që i lënë pak vend ekspozimit të trupit. Por ekspozimi i trupit nënkupton dhe ekspozimin e një prej armiqve më të këqinj të femrave, celulitit. Celuliti është një ind dhjamor që shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve. Ai njihet ndryshe si lëkura e portokallit dhe është një problem estetik që prek shumë femra. Trajtimet në qendra jo gjithmonë janë të efektshme, plus që kushtojnë shumë. Living ju njeh me dy trajtime të shpejta që do e përgatisin trupin brenda pak muajsh për stinën e verës.

Trajtim me kanellë, piper të kuq dhe të zi dhe vaj kanelle
-1 lugë gjelle kanellë pluhur
-1 lugë gjelle piper i kuq
-1 lugë gjelle piper i zi
– vaj kanelle derisa të formohet një pastë e njëtrajtshme
Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit së bashku derisa të formohet një pastë e njëtrajtshme. Ky lloj trajtimi anti-celulit funksionon më së miri kur vaji masazhon zonat e trupit të prekura nga celuliti diku për rreth 4-5 minuta, derisa lëkura të skuqet pak. Shpëlani trupin me ujë të ftohtë. Përdoreni këtë trajtim 2 herë në javë.

Trajtim me lëng limoni, vaj bajamesh dhe piper të zi
– 100 mil lë lëng limoni
-100 ml vaj bajamesh
– 100 gr piper i zi
Përgatitja: Shtoni fillimisht vajin e bajameve në një vazo dhe më pas piperin e zi. Përziejini me një lugë druri dhe më pas kalojini në blender, duke shtuar edhe lëngun e limonit. Ky lloj vaji duhet përdorur çdo natë para se të flini gjumë. Masazhoni trupin me anë të një tamponi pambuku dhe vishuni sa më trashë të jetë e mundur. Nxehtësia stimulon akoma dhe më shumë shkrirjen e qelizave dhjamore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Studimet dhe mjekët thonë se...

A na shëndoshin frutat e thata?


Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”