MENU
klinika

Ajo i dashuronte ekserimentet...

Si të ndiheni një ‘Princeshë Diana’ këtë verë?!

14.05.2021 - 06:58

Moda nuk ishte një prioritet për të, por ajo i dashuronte eksperimentet.

Kështu e përshkruante stilin e Dianës, stilistja e saj Anna Harvey për të famshmen “British Vogue”. Rrobat personale të Princeshës ishin “ashtu siç ndihej ajo më natyre, më vetvetja”. Duke nisur nga streçet e shkurtra, bluzat me shpinën e zbuluar, rrobat e veçanta të banjos janë ato që janë kthyer në trend në ditët e sotme

Më poshtë janë 7 veshje dhe aksesorë të veçantë për t’u dukur si një Diana e vërtetë:

Rrobat e banjos

Seti i rrobave të banjos së Princeshës janë legjendare. Kurrë mos e nënvlerësoni kombinimin e tyre kur dëshironi të bëni një shëtitje me skaf.

Veshja sportive “Lo-fi”

Referencat e veshjes për palestër në ditët e sotme është Diana, ka një arsye të mirë të pastudiuar për këtë: është e vështirë për t’u kopjuar. Dhe ne do të zgjidhnim streçet e shkurtra me pulovrat e gjerë kurdoherë para trendit të “crop tops” dhe streçeve të ngushta.

Bluzat e gjera

Bluzat e gjera në formë T nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve. Hidheni mbi rrobat tuaja të banjos, vendosni një kapele dhe keni pamjen e një “Zonje Diana” të vërtetë.

Fustani i verës që mund ta vishni kudo

Një fustan i lehtë, sportiv që ta vishni kudo që shkoni dhe që përshtatet lehtësisht me ambientet verore.

Pantallonat me bel të lartë dhe këmishë

Për tu dukur më klas, kombinimi i shkëlqyer i Dianës me pantallona me bel të lartë dhe këmishë është perfekte.

Syzet e diellit

Si në filmat e vrasësve serialë, Lady Diana sjell një “look” ikonik me këto syze dielli për t’u dukur sa më e guximshme këtë verë

Një palë vëthë floriri janë gjithçka ju duhen!

Çfarë më mirë se një palë vëthë floriri do i përshtateshin lëkurës së nxirë nga dielli? Paketoni me vete ato!