MENU
klinika

zbardhet dëshmia e gruas

Si u ekzekutua Everest Çaka

12.05.2021 - 10:37

Silvana Çaka, bashkëshortja e Everest Çaka, i cili mbeti viktimë e një atentati pranë shtëpisë së vjehrrit, ka treguar për oficerët e policisë gjyqësore në spital versionin e saj mbi ngjarjen dhe gjithçka ka parë në minutat e tmerrit që përjetoi mesditën e së martës.

Ajo ka rrëfyer se në momentin e parë, ka kujtuar se ishte aksident, pasi një makinë i ka përplasur nga pas. Por pasi ndaluan makinën për të kuptuar ç’po ndodhte, ajo ka parë një person me armë në dorë që është drejtuar për në vendin e shoferi dhe ka qëlluar disa herë.

“Sapo dolëm nga shtëpia e prinderve te mi, që jetojnë me qira ne lagjen “Skënderbej”, sapo makina jonë nisi levizjen një mjet na godet nga pas. Kujtuam se ishte aksident, pashe një burre që u afrua tek xhami dhe mbante në duar një armë me te cilën në afërsi të xhamit të parë ku ishte Everesti qëlloi disa herë”.

Silvana Çaka ka marrë një plumb në pjesën e dorës dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Viktima, 41-vjeçari Everest Çaka rezulton të ketë ndryshuar edhe emrin, ndërsa quhej edhe Ibrahim Çaka.

Ai dyshohet të jetë përfshirë në trafikun e drogës edhe në Belgjikë. Everest Çaka rezulton të jetë i akuzuar më herët për një vrasje të ndodhur në vitin 2010, ku humbi jetën shoferi i autobusëve Gëzim Alikaj, për të cilën nuk u dënua. Në prangat e Policisë ranë në atë kohë Ibrahim Çaka, Elton Hyka, si dhe Ardit Spahiu, që të tre banorë të Elbasanit. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohej vrasja e vëllait të viktimës së mbrëmjes së djeshme, në një disko në Barcelonë në vitin 2007.

Vitin e kaluar u ekzekutua në Belgjikë Arjan Spahiu, djali i tezes së Everest Çakës, i cili mbeti i vdekur mbrëmjen e djeshme. Spahiu rezulton të ketë lidhje familjare me një tjetër personazh të botës së krimit në Elbasan, Erion Alibejn, kunati i motrës së tij. Alibej është i arrestuar tashmë si porositës i disa atentateve në Elbasan. Ai dyshohet se është organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik 2020, teksa ka dyshime të forta se pikërisht ky person ka gisht dhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Ekzekutimi i 38-vjeçarit Arjan Spahiu vitin në Bruksel ka sjellë në Elbasan një grup hetuesish dhe prokurorësh belgë. Tre hetues, së bashku me prokurorë dhe përfaqësues të ambasadës, kanë kryer takime intensive me zyrtarë të lartë të Policisë dhe Prokurorisë në Elbasan ditët e para të këtij muaji. Qëllimi ka qenë mbledhja e informacioneve për Arjan Spahiun dhe aktivitetin e tij në Elbasan dhe jo vetëm, të cilat mund të çojnë në zbardhjen e motive të ekzekutimit të tij. Burime nga organi i akuzës kanë njoftuar se grupi i hetuesve nga Brukseli ka qëndruar rreth katër ditë në Elbasan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dëshmia e të mbijetuarës dhe të një kalimtari

Ekzekutimi i 41-vjeçarit në sy të gruas në Elbasan