MENU
klinika

“Çështja Bouvier”

Skandali: Ku është “Salvator Mundi”?

30.05.2021 - 17:18

         “Salvator Mundi” e da Vinçit, nxjerr në pah një tjetër anë të medaljes. Çfarë duhet të dini, për luftën e madhe ligjore që ka parë bota e artit?

Është lufta më e madhe ligjore që ka parë bota e artit: një oligark rus, i cili pretendon se ishte mashtruar për të blerë kryevepra shumëmilionëshe, nga një tregtar arti, nga Zvicera, i cili thotë se ishte thjesht biznes.

Pas gjashtë vitesh betejë gjyqësore në juridiksione të shumta, letrat duket se po kthehen edhe një herë në një sagë kaq dramatike sa i është dhënë një emër i denjë për një skenar filmi: “Çështja Bouvier”.

Manjati rus Dmitry Rybolovlev ka ndjekur tregtarin zviceran të artit dhe manjatin e magazinimit të freeport Yves Bouvier përreth botës për vite me radhë në gjykata të ndryshme, duke pretenduar se ishte mashtruar me 1 miliard dollarë, për 38 vepra arti me çmime të tepruara, që i ishin shitur nga Bouvier gjatë një dekade.

Por në një kthesë të re, Bouvier ka thënë për CNN, se po përgatit kundërpadinë miliardadollarëshe kundër Rybolovlevit, pasi ndërmori veprime ligjore në Singapor, gjatë muajit shkurt, duke pretenduar se beteja e gjatë gjyqësore me Rybolovlevin, i ka dëmtuar bizneset dhe reputacionin.

Çështjet ndërkaq, kanë punësuar deri më tani, një ushtri avokatësh e menaxherësh, në të dy krahët.

Mashtrimi përfshin edhe blerjen më 2013, të asaj që tani është piktura më e shtrenjtë dhe enigmatike në botë: “Salvator Mundi”, që mendohet nga disa të jetë vepër e Leonardo da Vinçit, përkundër viteve të debatit mbi vërtetësinë e saj, një vepër në të cilën, Bouvier bëri një vlerësim prej më shumë se 50 për qind.

Me kohë besohej që ishte një kopje ose vepër e studios së Leonardos, “Salvator Mundi” u ble në vitin 2005, nga konsorciumi i tregtarëve spekulativë të artit nën 10,000 dollarë. Tetë vjet më vonë, pasi piktura ishte restauruar dhe deklaruar puna e mjeshtrit të Rilindjes, Bouvier e bleu për 80 milionë dollarë. Tregtari, menjëherë ia shiti atë, për 127.5 milionë dollarë, klientit të tij të atëhershëm, Rybolovlev, sipas një fature të referuar në letrat e gjykatës dhe duke marrë një komision prej 1 për qind. E ndërsa oligarku, më vonë e dha në ankand pikturën, për 450 milionë dollarë – viti 2017 – për një blerës anonim, që tani besohet se është Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ai megjithatë pretendon se Bouvier e mashtroi. Një pretendim ky, që Bouvier e mohon.

Rybolovlev, nuk pranoi të intervistohej për këtë histori, por një zëdhënës nga familja e Dmitry Rybolovlev, tha për CNN: “Këto çështje po luftohen në gjykata ku ne presim të provojmë se çfarë ka ndodhur dhe se historia fantastike e zotit Bouvier është e rremë. Tani për tani, çfarë është më e dukshme është se Bouvier, nuk e konteston: si këshilltar arti, ai bëri sikur i ndihmoi klientët e tij, të mblidhnin një koleksion arti me një kosto prej 2 miliardë dollarësh, ndërsa korrte fshehurazi, gjysmën e këtij çmimi për vete”.

Megjithatë, Bouvier kundërshton se ai ishte “këshilltar arti”, një çështje që ka qenë në zemër të çështjeve gjyqësore dhe akuzave nga Rybolovlev, për shkelje të besimit.

“Unë jam tregtar veprash arti. Kontratat e përgatitura nga avokatët e Rybolovlev-it dhe të gjitha faturat e mia, në mënyrë të qartë, më përshkruajnë si “shitësin”. Rybolovlev, kurrë nuk ka arritur të bindë një gjykatës ose prokuror të vetëm, përndryshe, në ndonjë juridiksion, për arsyen shumë të thjeshtë se pretendimet e tij nuk përputhen me realitetin e marrëdhënieve tona kontraktuale”, –  tha ai për CNN.

Saga e betejës ligjore përfshin shumë nga problemet që rregullatorët kanë identifikuar me tregun global të artit, në rritje. Arti, në duar të gabuara, është bërë një tjetër mall, për të qarkulluar para me pak përgjegjësi.

“Salvator Mundi”, ndërkohë, nuk është parë që nga shitja rekord. Por është rikthyer si titull gjatë muajit prill, pasi një dokumentar francez pretendoi  se piktura kishte qenë kryefjala e përplasjes diplomatike midis Parisit dhe Riadit, mes dyshimeve mbi vërtetësinë e saj dhe një kërkese nga mbretëria që të shfaqej në Luvër.

Pyetja prej 450 milionë dollarësh: Ku është ‘Salvator Mundi’ e Leonardo da Vinçit? CNN u drejtua për Mbretërinë e Arabisë Saudite, por ende nuk ka asnjë përgjigje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Miti modern i Da Vinçit

500 evente për 5 shekujt

Ezra Paund-parajsa e thyer

A kishte qenë poeti i çmendur?

Pse nuk mbaroi “Mona Liza”?

Gjeniu mëngjarash vuante nga strabizmi


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit