MENU
klinika

Banorët heshtin për varrezën murale

Skandali me Greqinë, pas 15 vitesh rikthehen eshtrat në Kosinë

20.05.2021 - 10:03

Dy varreza murale të pazakonta për traditën shqiptare, mbajnë të betonuara eshtrat e 108 banoreve të hershem të fshatit Kosinë në Permet. Katër punëtorë të cilët nuk deklarojnë se kush i paguan punojnë në varrezat publike të Kosinës për të sistemuar muralet.

Burimet thanë se janë rikthyer eshtrat e 108 personave që u zhvarrosën në 2006 me pretekstin se janë eshtra të ushtarëve greke të rënë në luftën italo-greke.  Një ditë më parë është kryer rivarrosja e eshtrave në një ceremoni të fshehtë larg syrit te mediave, ku morën pjesë Prefekti i Gjirokastrës, zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe Konsulli grek. “Report TV” shkoi këtë të mërkurë në fshatin Kosinë, ku shumica e banorëve refuzojnë të flasin për këtë çështje

“Unë jam i ardhur nuk flas dot”, thotë një banor. “Nuk i dimë këto varret, unë kam ardhur vonë”, shprehet një tjetër”, “ata na thanë që do bëhet një varrezë masive greke, mirë apo keq, ata e bënë”, thotë një tjetër banorë.

Jashtë kamerave, mësojmë se banorët i tremben ndonjë sugjestionimi nga autoritetet greke tek te afërmit e tyre janë emigrantë në vendin fqinj.

Kujtojmë se në qendër të këtij skandali ishte prifti At Vasil Themollari, i cili në vitin 2016 kreu zhvarrimet nga oborri i Kishës së Shën Mërisë. Asokohe pati reagime të shumta dhe u trajtua si një skandal, pasi zhvarrimet u kryen në mënyrë të paligjshme.  Tashmë pas 15 vitesh, duket se Greqia ka hequr dorë nga pretendimi se eshtrat i përkasin ushtarëve greke.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë