MENU
klinika

Ku do përqëndrohet biseda?

Sot Merkel bisedon me Kurtin

17.05.2021 - 07:34

Kancelarja Merkel do të komunikojë të hënën, pra sot, me kryeministrin e Kosovës, Kurti, për një gamë të gjerë çështjesh, ndër to edhe për dialogun me Serbinë.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë të hënën pasdite (17.01.) një videokonferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert bëri të ditur se biseda do të përqendrohet shumë fort në kursin e reformave në Kosovë. Më tej bashkëbiseduesit do të diskutojnë për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë./dw

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takohet për herë të parë me Vuçiç

Albin Kurti më 18 maj në Bruksel