MENU
klinika

Nuk dallon nga artistja

Statuja e re prej dylli e Ariana Grande-s duket shumë reale

09.05.2021 - 10:11

Këngëtarja Ariana Grande ka më në fund një statujë të re prej dylli në muzen Madame Tussauds që i ngjan shumë herë më shumë sesa e vjetra.

Kësaj here, stuatuja e punuar me detaje e imtësi të madhe ka edhe gropëzat e Arianës në faqe sa herë buzëqesh, ndaj njerëzit s’po arrijnë të dallojnë dot më cila është këngëtarja e cila statuja.

Duket kaq reale dhe që ta besoni, shikojini vetë këto foto:

Njerëzit thonë se 'figura prej dylli e Ariana Grande-s duket

Njerëzit thonë se 'figura prej dylli e Ariana Grande-s duket

Në fakt, punimi i mëparshëm ishte paksa zhgënjyes:

Njerëzit thonë se 'figura prej dylli e Ariana Grande-s duket

Grande është një nga emrat më të sukseshëm të muzikës në dekadën e fundit. Në pak kohë ajo arriti të ndërtonte një karrierë mjaft të suksesshme dhe të renditej si një ndër artistet më të mira. Ajo vazhdon të thyejë rekorde dhe së fundmi ka fituar titullin e 20-të në rekordet Guinness.

Vlerësimi më i ri për artisten është “debutimi i shumicës prej këngëve të saj në Nr.1 në Billboard Hot 100” me pesë këngë të renditura në kryer të listës botërore.

“Ajo që bëri të fitojë edhe një rekord të ri është si e vetmja artiste që e ka arritur këtë në histori. Triumfet e saj vijnë pas hapave mbresëlënës që ka bërë në industrinë e muzikës, të filluar qysh në adoleshencë”, thuhet në një njoftim.

Ariana ka fituar dhe disa tituj të tjerë shumë të rëndësishëm në Rekordet Botërore të Guinness si: Artistja femër më e dëgjuar në Spotify brenda një jave, Artistja femër më e ndjekur në Spotify, Artistja femër me më shumë subscribers në YouTube, Artistja me albumin më të dëgjuar brenda një jave në ShBA etj.

Në 30 tetor të vitit të shkuar, Ariana Grande publikoi albumin e ri, Positions, i cili u rendit në vendin e parë në Billboard dhe qëndroi në të njëjtën renditje deri në 7 nëntor 2020.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN