MENU
klinika

Artistja a e sukseseve

Taylor Swift futet në histori me çmimin “Global Icon”

11.05.2021 - 09:28

Taylor Swift është personifikim i fjalës sukses, e cila gjatë karrierës së saj ka arritur të shënojë rekorde të njëpasnjëshme. Ajo është e para artiste femër që pritet të fitojë çmimin “Ikonë Globale” në Brit Awards.

Këngëtarja do të marrë çmimin prestigjioz të martën gjatë ceremonisë që do mbahet në O2 Arena në Londër. Artistja është vlerësuar për “ndikimin e saj të madh në muzikë në të gjithë botën, repertorin dhe arritjet e pabesueshme deri tani”. Ylli i popit është nominuar gjithashtu në kategorinë “International female solo artist”, si edhe në 5 kategori të tjera.

“Karriera e Taylor Sëwft është e pakrahasueshme, muzika dhe ndikimi i saj kanë bërë ndikuar miliona njerëz në të gjithë botë. Ajo ka përdorur platformat e saj për të nxjerr në pah shumë çështje globale, ndërsa kohët e fundit është përgëzuar për punën e saj në promovimin e pranimit të komuniteti global”, tha Brit Awards në një deklaratë.

Kujtojmë se fituesit e mëparshëm të çmimit “Ikonë Globale” janë Elton John, Robbie Williams dhe David Bowie.

Ditë më parë, Swift theu rekordin e mbajtur në Britani nga Beatles për 54 vjet me publikimin e albumit të ri “Fearless”.

Sipas Official Charts, Taylor Swift tani ka albumin e tretë numër 1 në top listat dhe në më pak se një vit dhe theu një rekord të ri në vend.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN