MENU
klinika

Shokuese

Teknologjia izraelite të lejon të shikosh përtej mureve

17.05.2021 - 10:11

Amir Beeri, është drejtori ekzekutiv dhe themeluesi i ‘Camero’, i cili ka arritur të zhvillojë dhe të realizojë një pajisje, me anë të së cilës mund të shihni përmes mureve.

“ishte një ëndërr e vjetër e imja dhe pas dy vitesh punë u bë realitet.”- thotë Beeri për ‘Ynet.co.il’.

“Ka patur përpjekje në botë për të bërë atë së pari, sidomos nga ana e qeverisë në Shtetet e Bashkuara dhe Rusi, por kjo nuk funksionoi.”- vazhdoi ai.

Image

Beeri shërbeu për shumë vite në komunitetin e inteligjencës dhe disa vjet pas çlirimit, ideja e Camero u realizua.

Pajisja e Camero-s është relativisht e vogël, pak më e madhe se një kompjuter portativ. Me ndihmën e tij ju mund të shihni përtej mureve të një shtëpie, madje edhe nëpër rrugë.

Image

Imazhet që rezultojnë janë bazuar në valët dhe rindërtimet e radios, në një pamje tredimensionale të asaj që ndodh brenda, në saktësinë e organeve të trupit të njeriut në anën tjetër.

“Valët  radios kalojnë nëpër mure, prandaj ne përfitojmë prej tyre për të ndërtuar një pamje, por, përmirësimi ynë është në ndërtimin e pamjes, thithjen dhe përpunimin e transmetimit në një mënyrë shumë të sofistikuar, në produktet më të plota operacionale”- thotë Beeri

Image