MENU
klinika

arrestohet 31-vjeçari turk

Tentoi të kalonte kufirin me dokumenta false

10.05.2021 - 11:27

Një 31-vjeçar turk ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta false.

Në pranga ka rënë shtetasi M. Y., 31 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të dyshuara si të falsifikuara.

Gjithashtu Policia e Durrësit njofton se ka shoqëruar në polici 6 persona, të cilët akuzohet si autorë që i kanë vënë flakën një makine.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në prangat e policisë edhe 2 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin turk M. Y., 31 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin R. V., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë ka marë flakë në parkim mjeti tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit S. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash.

Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kishte kthyer banesën me qira në punishte për kultivimin e drogës

Pranga 62-vjeçarit në Durrës. Procedohen dy elektricistë