MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 36

Teuta luan “tenis” dhe shpallet kampione e Shqipërisë

26.05.2021 - 19:03

Teuta e Durrësit është shpallur kampione e Shqipërisë. Hera e dytë e kësaj skuadre në historinë e futbollit, një titull që vjen pas 27 vitesh. Djemtë e Detit fituan 6-1 ndaj Apolonisë së rënë nga kategoria.

Pjesa e parë u mbyll 2-1 dhe te durrsakët kishte pak ankth, pasi Vllaznia po fitonte 1-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë, megjithatë në pjesën e dytë Teuta shënoi edhe 4 gola të tjerë, kjo edhe për faktin se fierakët mbetën me 9 lojtarë.

Në vendin e dytë radhitet pikërisht Vllaznia, që u mjaftua me 2-0 ndaj Lacit, duke parë ndoshta se Teuta nuk kishte ndërmend të ndalej, teksa shkodranëve u duhej të shënonin edhe 3 gola të tjerë.

Vendi i tretë për Partizanin që fitoi 4-2 në Ballsh ndaj Bylisit. Në vend të katërt Laci, që shkon në Europë gjithsesi, pasi nëse fiton Vllaznia kupën, ajo është e dyta. Por edhe nëse e fiton Skënderbeu, korcarët janë të dënuar në Europë.

Kastrioti mposht 2-1 Kukësin dhe shkon në ndeshjen shtesë për të mbijetuar, teksa do të përballet me Tomorin e Beratit në Kamëz. Bien nga kategoria Bylis dhe Apolonia. Tirana-Skënderbeu ishte pa interes, u fituar 3-1 nga bardheblutë.