MENU
klinika

Kartolina nga Shqipëria...

Tiranë, 1950: Një gjerman i kapur rob, njofton kthimin në shtëpi

13.05.2021 - 14:59

        Ka shfrytëzuar në maksimum hapësirën që pjesa e pasme e një kartoline të lejonte për të përcjellë sa më shumë informacione e mesazhe që mundte. E shoh pikërisht me këtë sy këtë prurje, teksa kam hasur një kartolinë të një ish-të burgosuri gjerman lufte, drejtuar familjes së tij në Gjermani në vitin 1950, shkruan Armand Plaka.

Në fakt, janë dokumentuar disa të tilla (në pronësi të familjarëve dhe pasardhësve të tyre) të dërguara në harkun kohor 1948-1950, kur situata kishte nisur të lehtësohej disi falë disa marrëveshjeve mes ish-BRSS dhe Gjermanisë, apo Aleateve, në lidhje me trajtimin e robërve të luftës.

Në këtë kuadër, operohej me anë të Kryqit të Kuq (shqiptar në këtë rast) për përcjelljen e letërkëmbimit mes tyre dhe familjarëve në Gjermani. Zakonisht përcilleshin drejt Hungarisë, si fillim e prej andej, në Gjermani.

Sidoqoftë, përmbajtja e kësaj kartoline – që vjen për herë të parë për publikun shqiptar – ka vlera të veçanta, pasi aty zbulojmë veç pyetjeve të zakonshme për shëndetin, p.sh. edhe se “ushqimi ishte i mirë” dhe se subjektit në fjalë, një gjermani, familja e të cilit jetonte në rrethinat e Hanoverit dhe robërve të luftës që po vuanin dënimin në Shqipëri, u ishte premtuar pikërisht atë ditë që ai po shkruante këtë kartolinë, se do të imbarkoheshin brenda dy-tri javëve në një port të Shqipërisë e do niseshin për në destinacionet përkatëse.

Kësisoj, shkruesi me emrin Rudi Luesch, njoftonte i ngazëllyer se shpresonte që me mbërritjen e kartolinës, me shumë gjasa do të gjendej edhe ai vetë, më në fund, në shtëpi (ose rrugës për në shtëpi).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Francezë e shqiptarë - njëqind vjet pas luftës

100 vite nga Lufta e I Botërore në Shqipëri

"Rastësi të vërteta"

Çelentano, e sajoi këngën hit!

Ditari sekret sheh dritën e botimit

Cila është Ana Franku e Polonisë?


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit