MENU
klinika

"Le Figaro": Disfata e shqiptarëve

“Tre mijë koka të prera, në sarajet e sulltanit!”

02.05.2021 - 13:17

          “Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 2 korrikut 1831, në faqen n°2, një ngjarje të rëndë për luftëtarët shqiptarët, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar:

Tiranët marrin lehtësisht hije; ata janë të kujdesshëm ndaj gjithçkaje që rreth tyre fiton ndonjë pushtet; ata dridhen së pari, për fuqinë e tyre; së shpejti ata vendosin për humbjen e atyre që mund ta trondisin atë. Kështu Pjetri I shkatërroi strelizët (streltsy – strélitz) në Rusi, Mehemed-Aliu mamelukët në Egjipt, Mahmudi jeniçerët në Turqi.

Sulltan Mahmudi (Mahmudi II), më vonë u alarmua nga fryma e pavarur, e pabindur e prijësve shqiptarë. Ata u thirrën nga veziri i madh në një paradë madhështore dhe vdiqën në këtë manifestim ushtarak, ku menduan se do të vinin për të kërkuar (marrë) shpërblime.

Disa i shpëtuan masakrës dhe u bënë zemra e revoltës, të udhëhequr nga Mustafai (Mustafa Pashë Bushatlliu ose Mustafa Reshit Pashë Bushati), Pashai i Shkodrës. Vezirit të madh, Reshid Pashës (Mustafa Reshid Pasha), iu dha detyra të luftojë kundër tyre. Ai i gjeti ata të mbledhur para Prilepit (Perlepé) dhe disiplina, fitoi mbi guximin.


Pas betejës në Prilep (Perlepé), Mustafai mblodhi rreth vetes ushtarët që kishin mbetur dhe iu drejtua krerëve shqiptarë: “Ju ishit trembëdhjetë pashallarë dhe nuk mundët t’i rezistonit njërit, Reschid-Pashës, xhelatit tuaj! Turp të keni!” Hifzi-Pasha, një shqiptar i vrullshëm doli nga radhët, me fytyrë të tërbuar: “Ti nuk e njeh atë që quhet Reshid Pasha. Epo e pashë në lufim dhe mund të flas për këtë; mjafton vetëm ai, për të shpërndarë një ushtri: vështrimin rrufe; zërin oshtëtimë; krahun vetëtimë!”

Të nesërmen, Mustafai kishte mbledhur shtatëmbëdhjetë mijë burra në lartësitë që dominojnë Dibrën (Derbent) dhe Prilepin (Perlepé) jo shumë larg vendeve ku u vendosën fatet e republikës romake, në tri betejat e Pharsale-s, Philippes dhe Actium-it.

Reshidi u shfaq. Hifzi Pasha kishte thënë të vërtetën: pas një beteje të shkurtër, por të përgjakshme, ushtarët e Mahmudit morën me vete 1,200 të burgosur dhe çuan triumfues në seraje, tre mijë koka të prera të ushtarëve shqiptarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Profeti Muhamed për krishtërimin

“Askush prej myslimanëve nuk guxon”

“Shqiptarët, një racë e rrallë; miq e armiq të turqve!”

‘Shqiptarët më 1904-ën’, si i përshkruante gazeta amerikane


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit