MENU
klinika

Elbasan

U përplas nga motori, ndërron jetë në spital 63-vjeçarja

07.05.2021 - 08:46

Ka ndërruar jetë në spital, e moshuara që u aksidentua dje në Elbasan.

Zymrie Aqifi, 63 vjeçe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve te marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

63-vjeçarja u përplas nga një motor.

Ndërkaq, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

Grupi hetimor ka nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.