MENU
klinika

Gjendja shëndetësore e dy fëmijëve

U shkëput kabina e teleferikut/ Rëndohet në 13 bilanci i viktimave në Itali

23.05.2021 - 17:11

Është përshkallëzuar në 13 bilanci i viktimave në tragjedinë e ndodhur sot në Itali, ku një kabinë teleferiku është shkëputur dhe ka rënë nga rreth 1500 metra lartësi. “La Repubblica” raporton se kanë ndërruar jetë 13 persona nga 15 që ndodheshin në total në kabinë.

Ndërkaq janë transportuar drejt spitalit dy fëmijë të moshës 9 dhe 5 vjeç. Një helikopter mbërriti menjëherë në zonë dhe dërgoi dy fëmijët e plagosur në spitalin e Torinos. Sipas medias italiane njëri prej fëmijëve ka fraktura në kokë dhe gjymtyrët e poshtëm, ndërsa tjetri ndodhet në Urgjencë në gjendje të rëndë.

Teleferiku Stresa Mottarone merr turistë dhe vendas nga qyteti i famshëm i Stresa, në liqenin Maggiore, me gati 1500 metra mbi nivelin e detit deri në majën e malit Mottarone për 20 minuta.

“Aksident i rëndë në teleferikun Stresa- Mottarone. Shpëtimi alpin, dhe ekipet e tjera të shpëtimit në vend. Dy ambulanca me helikopter ndërhynë”, tha shërbimi kombëtar i shpëtimit alpin në Twitter.

Incidenti, ndodhi rreth orës 12:30 minuta të mesditës së sotme rreth 100 metra larg shtyllës së fundit të stacionit të mbërritjes. Kabina u shemb në një zonë të pyllëzuar dhe të papërshkueshme, ku operacionet e shpëtimit nuk janë të lehta, në një nga pikat më të larta të impiantit. Sipas dëshimtarëve: “Kabina nisi të lëvizte shumë shpejt dhe më pas ajo ra”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy fëmijë në gjendje të rëndë në spital

Aksident i rëndë teleferiku në Itali, 9 të vdekur


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore