MENU
klinika

“Shqipëria një shtet demokratik dhe…”

U shpall non grata në SHBA, Berisha shpërndan memen ironike

23.05.2021 - 12:28

Ish-kryeministri Sali Berisha, i rikthyer fuqishëm në opinionin publik ditët e fundit pasi ai dhe familja e tij u shpall non grata në Departamenti i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shpërndarë një meme ironike në rrjetet sociale.

Në foto-skicën, shihet një djalë që pyetet punonjësen e bibliotekës, teksa pyet për librin “Shqipëria një shtet demokratik dhe i europianizuar”, ndërsa ajo i përgjigjet se seksioni i librave me përralla gjendet në fund të korridorit. “Flet vet!”, shkruan Berisha.,

Të enjten e shkuar, ai paralajmëroi se do të ngrinte një padi ndaj sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken për akuzën e shpifjes, padi e cila do të ngrihet në një gjykatë franceze si vend neutral. Berisha tha se dosja për akuzat ndaj tij ishte përgatitur në zyrat e kryeministrit Edi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nderi duhet mbrojtur dhe kur përballë ke më të fortët”

Flet avokati francez i ish-Kryeministrit Berisha: Blinken mund të gjykohet edhe…