MENU
klinika

Real, Barça e Juve në kundërsulm

UEFA merr firmat zyrtare, shkrihet Superliga

07.05.2021 - 22:25

Ndonëse u tërhoqën me komunikata, UEFA sot ka marrë firmat e 9 klubeve që formuan Superligën Evropiane për të mos vijuar më atë projekt. Pas kësaj, klubet mund të penalizohen rëndë nëse tentojnë sërish.

UEFA mblodhi një Panel Emergjence të Komitetit Ekzekutiv të saj, i cili mori në konsideratë frymën dhe përmbajtjen e “Deklaratës së Angazhimit të Klubeve” dhe vendosi të miratojë veprime, masa dhe angazhime të ndryshme të klubeve.

Është rënë dakord për mënyrën e riintegrimit dhe pjesëmarrjes së nëntë klubeve në garat e UEFA-s. Masat e miratuara të riintegrimit janë të plota dhe përfundimtare.

Nëntë klubet e pranojnë që projekti i Superligës ishte një gabim dhe u kërkojnë falje tifozëve, federatave kombëtare, ligave kombëtare, klubeve eeropiane dhe UEFA-s. Ata gjithashtu kanë pranuar që projekti nuk do të ishte autorizuar sipas statuteve dhe rregulloreve të UEFA-s.

Secili klub, pa rezerva, pranon natyrën detyruese të statuteve të UEFA-s dhe mbetet i përkushtuar dhe do të marrë pjesë në çdo garë të UEFA-s për klube, në çdo sezon kur klubi kualifikohet për merita sportive.

Klubet do të ribashkohet me Shoqatën Evropiane të Klubeve, që është organi i vetëm përfaqësues për klubet që UEFA njeh. Si gjest i vullnetit të mirë, dhe së bashku me klubet e tjera, do të bëjnë një donacion për një total prej 15 milionë eurosh.

Ndërkohë, 3 klubet e mbetura, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus mund të penalizohen për sezonin e ri të kupave europiane. Gjithsesi, këto tre klube nuk kanë qëndruar duarkryq, duke përmendur Gjykatën e Madridit, ndërsa do të kërkojnë dëmshpërblim klubeve që u tërhoqën, pasi ata kishin firmosur krijimin e Superligës. Me pak fjalë, pritet një tjetër luftë në distancë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Besnikët e Superligës Evropiane

UEFA mund të dënojë 4 klube për 2 vjet