MENU
klinika

Shifra mbresëlënëse

Vajzat e Barçës në pishinë pas sezonit fantastik

10.05.2021 - 15:56

Ekipi i Barcelonës për femra fiton titullin kampion në Primera Divizon, duke i dhënë fund tre sezoneve dominuese nga Atletico Madrid. Vajzat katalanase bënë një sezon fantastik, teksa në 26 ndeshje regjistruan 26 fitore, asnjë humbje, asnjë barazim, 128 gola të shënuar, vetëm 5 të pësuar.

16 pikë para vendit të dytë, që ka edhe 3 ndeshje më shumë të zhvilluara. Askush më parë nuk e kishte bërë këtë dhe Barcelona bëhet kështu me më shumë tituj në historinë e futbollit të femrave në Spanjë, me 6 të tillë.

Kombinimi i rezultateve u dha mundësinë vajzave të festonin 8 javë para mbylljes së kampionatit. Festa ishte e shfrenuar, të gjitha vajzat së bashku me trajnerët u hodhën në pishinë.

Por festa përfundoi shpejt. Vajzat e Barcelonës po përgatiten për finalen e Champions League, që do ta diskutojnë kundër Chelsea më 16 maj në Goteborg. Natyrisht, është një tjetër nivel, por besimi ekziston për ta mbyllur mrekullisht këtë sezon.