MENU
klinika

Dërgoni vaksina në të gjitha vendet!

Vaksinohet kreu i OBSH, mesazh vendeve të fuqishme

13.05.2021 - 11:05

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19. Edhe pse nuk ka treguar se cilën prej vaksinave ka marrë, Ghebreyesus ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që vaksinohen.

Ai po ashtu apelon që vaksinat të shpërndahen në të gjitha vendet dhe kërkon nga prodhuesit që të shtojnë kapacitetet e tyre.

“Sot ishte radha ime për t’u vaksinuar në Hôpitaux Universitaires de Genève kundër COVID-19. Vaksinat shpëtojnë jetë. Është thelbësore që t’i dërgoni në të gjitha vendet. Nëse ju si unë jetoni në një vend ku vaksinat janë në dispozicion, ju lutemi vaksinohuni kur të jetë radha juaj.

Për pasur vaksina për të gjithë ata që kanë nevojë për ata, qeveritë, prodhuesit dhe aktorët e tjerë duhet të angazhohen për aksion dhe për të prodhuar më shumë doza kundër COVID-19“, shkruan ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pabarazi në shpërndarjen e vaksinave

OBSH: Ende larg fundi i pandemisë!