MENU
klinika

Real Madrid me pistë tjetër

Valsi i trajnerëve, 2 hipotezat e orëve të fundit

31.05.2021 - 23:18

Mourinho shkoi te Roma, Allegri u rikthye te Juventus, Gattuso kaloi te Fiorentina, Spalletti te Napoli, Inzaghi pritet tek Inter, por ende disa pankina mbeten bosh dhe valsi i trajnerëve duket do të vijojë edhe për ca kohë.

Ajo që përflitet së fundmi është rikthimi i Carlo Ancelottit te Real Madrid. Një klub që nuk është se nuk rikthen trajnerët, madje rasti i Zidane është i freskëti, që rezultoi nga më të suksesshmit në historinë e Los Blancos për trofetë e fituara në pak kohë.

Gjithsesi, trajneri francez dha dorëheqjen, madje së fundmi bëri një “fletë-rrufe” për klubin. Dhe Florentino Perez, për të rregulluar menjëherë imazhin, kërkon të rikthejë mësuesin e tij, Ancelottin.

Në pamje të parë nuk duket ide e keqe, por tekniku Italian ka kontratë edhe për një vit tjetër me Everton, skuadër që vitin e fundit u paraqit mirë dhe për pak mund të kishte hyrë në kupat e Europës, synim që e ka në sezonin e ri. Varet nga marrëveshja e dy klubeve…

Në Itali, Maurizio Sarri zyrtarisht është i lirë pas përfundimit të kontratës që kishte me Juventus, pavarësisht se sezonin e fundit nuk drejtoi asnjë ekip. Tani është Lazio një hap larg, mbetet vetëm detajet e fundit të kontratës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri italian me ide të qarta

Conte, 4 kërkesa për të firmosur me Real Madrid