MENU
klinika

"Rroftë Shqipëria, poshtë fashizmi"

Vasil Laçi, djaloshi shqiptar i shpirtit të revoltës

17.05.2021 - 13:25

        Më 17 maj 1941, 19-vjeçari Vasil Laçi sulmoi makinën në të cilën udhëtonin Mbreti Viktor Emmanuel III dhe Shefqet Bej Vërlaci, kryeministri i Shqipërisë, të shoqëruar nga ministrat e qeverisë. Ai qëlloi katër herë kundër tyre, duke bërtitur “Rroftë Shqipëria, poshtë fashizmi”, por nuk arriti të godiste askënd.

Ngjarja ndodhi kur Viktor Emanueli i III-të kishte mbaruar vizitën e tij shtatë-ditore në Shqipëri dhe po largohej në drejtim të aeroportit të Laprakës, në rrugën e Durrësit, qëllohet disa herë me revolver në drejtim të tij, nga një djalosh 19-vjeçar. Mbreti Viktor Emanueli i III shpëtoi pa u qëlluar, vetëm falë të agjentëve të policisë së fshehtë italiane, që atë ditë ndodheshin në gatishmëri të lartë dhe ia kapën menjëherë revolverin djaloshit nga fshati Piqeras i Sarandës.

Ai qëlloi katër herë në drejtim të tyre, duke thirrur “Vdekje Fashizmit, Liri Popullit”, por pa mundur të vrasë vërtetë perandorin.

Laçi u arrestua menjëherë dhe u ekzekutua me varje në litar, dhjetë ditë më vonë.

Ai ishte një nga njerëzit e parë që do t’i jepet pas vdekjes nga ana e qeverisë komuniste shqiptare me titullin “Hero i Popullit”. Trimëria dhe karakteri luftarak i djaloshit, do të përjetësohej edhe në një libër e më vonë, në filmin “Plumba Perandorit”.

Është diskutuar gjatë për motivet që e shtynë Vasil Laçin, të qëllonte ndaj mbretit të Italisë. Ndërsa ministri i Jashtëm i Italisë i asaj kohe, Konti Çiano, e paraqet si një rast deliri dhe skizofrenie atentatin, ndryshe paraqitet nga shtypi shqiptar i kohës, por edhe më pas, kur këtij akti të pastër trimërie djhe atdhedashurie iu kushtuan libra dhe filma.

Atentati i Vasil Laçit në librat e historisë së Shqipërisë, konsiderohet si një nga atentatet e para, si fillimi i një kryengritje të madhe që po përgatitej.

Në librin “Yje të pashuar”, për të, thuhet: Vasil Laçi ka deklaruar para organeve fashiste, pas atentatit: “E bëra vetë, për Shqipërinë. Rroftë Shqipëria e Lirë! Poshtë fashizmi”!

Vasili ishte mjaft guximtar dhe për këtë kishte dhënë prova. Ditën që do largohej perandori nga Shqipëria, Vasili ishte zgjuar që me natë dhe i kishte thënë një shoku të tij: “Sot e kam radhën unë, ta përcjell perandorin”. Kishte përqafuar shokun fort dhe kishte dalë nga hoteli. Kudo vërtiteshin spiunë, milicë, karabinierë. Pritej nga çasti në çast, të kalonte perandori. Filloi kortezhi i veturave.

Në këtë atmosferë pasigurie dhe frike, rrethuar kudo me helmeta dhe armë, i riu patriot, Vasil Laçi, hyri në mes të turmës dhe priti rastin e volitshëm. Ai ngriti dorën e lidhur me fasho, mbi helmetat dhe grykët e armëve fashiste, për të qëlluar në drejtim të perandorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Stalini ‘porosi’ komunistit jugosllav

“Gëlltiteni Shqipërinë, sa më parë, aq më mirë!”

Zbulohen kronikat e vjetra të aktiviteteve

Kur meshohej shqip për Skënderbeun në Vatikan!


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit