MENU
klinika

Nga Inter, tek Atletico e Lille

Vetëm Bayern u rikonfirmua, disa kampionë pas shumë vitesh

24.05.2021 - 19:43

Përjashto Bayern Munchen, që shkoi në 9 tituj radhazi në Bundesliga, rekord në Gjermani, në shumë liga europiane pati kampionë të rinj, duke thyer hegjemoninë e të mëdhenjve.

Duker iu referuar ligave kryesore, 5 skuadra janë shpallur kampion pas shumë vitesh, si Interi në Itali ku theu hegjemoninë 9-vjeçare të Juventusit, teksa ngriti trofeun e kampionatit për herë të 19-të në historinë e saj.

Interit i mungonte prej 11 vitesh ky trofe, më saktë që nga sezoni i magjishëm i tripletës me Mourinhon në pankinë, 2009/2010. Në La Liga-n spanjolle është Atletico Madrid që u kurorëzua kampion i Spanjës pas 7 vitesh mungesë, që nga sezoni 2013/2014.

Në Francë është Lille kampionia më e re e Ligue 1 teksa lë pas kampionët e PSG-së në renditje. Skuadra e Lille nuk e fitonte kampionatin prej 10 vitesh, që nga sezoni 2010/2011.

E njëjta situatë edhe në Skoci, ku Rangers u shpall kampion pas 10 vitesh duke thyer hegjemoninë e Celtic, teksa hera e fundit ku skuadra e njohur skoceze ngrinte trofeun e kampionatit ishte sezoni 2010/2011.

Sportigu i Lisbonës gjithashtu arriti të shpallet kampion i Portugalisë pas 19 vitesh mungesë që nga sezoni i largët 2001/2002. Pavarësisht se nuk u shpall kampion, nuk lihet pas dhe rikthimi i Milanit në Champions, ku mungonte prej 7 vitesh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN