MENU
klinika

Kupa e Shqipërisë

Vllaznia e mbyll me trofe, Skënderbeu bie në finale

31.05.2021 - 20:58

Për herë të shtatë në histori, Vllaznia është fituese e Kupës së Shqipërisë. Nuk arriti titullin në Kategorinë Superiore, por shkodranët e arritën në turneun e dytë për nga rëndësia në vend.

Shkodranët mposhtën minimalisht 1-0 Skënderbeun në finalen e zhvilluar në stadiumin kombëtar “Air Albania”, për ta mbyllur me trofe sezonin futbollistik 2020-2021.

Skuadra e Thomas Brdariç ishte më kërkuese që nga starti i sfidës, por vetëm në minutën e 38-të arriti të gjejë rrjetën. Ishte braziliani Da Silva, i cili falë devijimit të një mbrojtësi kundërshtarë tundi rrjetën. Gol që entuziazmoi tifozët shkodranë në shkallët e stadiumit.

Minutat e mbetura sollën raste nga të dy krahët, gjithsesi asgjë, me ekipin shkodranë që rikthehet të fitojë kupën pas 13 vitesh mungesë. Ndërkohë, kjo është humbja e gjashtë për Skënderbeun në finalen e Kupës së Shqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN