MENU
klinika

"Kemi arritur në 200 milionë doza"

Von der Leyen: 30 europianë vaksinohen çdo sekondë

06.05.2021 - 19:01

Presidentja e Komisioni Europian, Ursula Von der Leyen ka deklaruar se janë 200 milion doza të dorëzuara deri më tani te europianët.

Në një postim në Twitter, Von der Leyen thotë se çdo sekondë në Europë vaksinohen 30 qytetarë, ndërkohë që e cilëson BE-së si farmacinë e botës.

Ajo shton se janë shpërndarë edhe 200 milionë doza të tjera në gjithë botën, teksa deri në korrik shpreson se do të jenë vaksinuar 70% e qytetarëve.

“200 milion doza të vaksinave të dorëzuara deri tani në Evropianë. Dhe 200 milion doza të tjera të shpërndara në pjesën tjetër të botës. Hapja dhe drejtësia janë marka tregtare e Evropës. Ne jemi farmacia e botës. Dhe ne krenohemi me këtë”- tha Von der Leyen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


”Më shumë aprovim i shpejtë do të thotë..."

Von der Leyen: EMA të përshpejtojë miratimin e vaksinave antiCovid-19